Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka takuar sot në Bruksel zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi me të cilin ka biseduar për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e targave.
Lajçak në një postim në Twitter ka shkruar se zgjidhja e ofruar duhet të sigurojë paqe dhe stabilitet derisa çdo dhunë eventuale është e papranueshme.
“Me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi sot po diskutojmë për krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veçanti çështjen e targave. Ne kemi nevojë urgjente për të gjetur një zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren. Çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”, ka shkruar diplomati sllovak.
With DPM @BislimiBesnik today, I am discussing the current crisis in the relations between Kosovo and Serbia, in particular the issue of licence plates. We urgently need to find a solution to ensure safety and stability on the ground. Any escalation or violence is unacceptable. pic.twitter.com/kofh0I1i0c
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 15, 2022