I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Lajçak ka thënë se takimi me Vuçiqin është vazhdën e diskutimeve për dialogun Kosovë-Serbi. Lajçak thotë se kishte një bisedë të gjatë dhe të detajuar me presidentin serb.
“Në vazhdim të diskutimeve të mia për rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pata një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Presidentin e Serbisë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.