UBT News

​Lajçak takohet edhe me krerët e opozitës

Pas takimit me krerët shtetërorë, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka pritur në takim edhe krerët e opozitës në Kosovë.

Lajçakut për takim në zyrën e BE-së në Prishtinë i kanë shkuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajçak po qëndron për vizitë zyrtare sot në Kosovë, derisa dje krerët opozitarë i takoi edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Exit mobile version