UBT News

​Lajçak: Takimi i kryenegociatorëve për targat, në rrugë të mbarë

Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga dita e dytë e bisedimeve për çështjen e targave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Ai ka thënë se takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në rrugë të mbarë.

“Ne kemi një agjendë të plotë të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të dialogut dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”, ka shkruar diplomati sllovak në Twitter.

Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje të përkohshme për targat. Por grupet punuese nga Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së kanë afat deri më 21 prill të arrijnë një marrëveshje finale.

Exit mobile version