Emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në muajin janar dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në muajin shkurt kanë thënë se pranojnë në princip propozimin evropian dhe tash kanë qëllim që në takimin e së hënës të dy ta pranojnë edhe zyrtarisht e publikisht, si dhe të diskutohet për zbatimin e tij.
Lajçak u ka thënë mediave në Serbi se me Vuçiqin dhe Kurtin kanë diskutuar për propozimin evropian që nga muaji shtator dhe se presidenti Vuçiq, në janar dhe kryeministri Kurti në shkurt, kanë thënë se pranojnë në princip propozimin.
“Ka ardhur koha që ai takim të organizohet në Bruksel dhe presim që nga partnerët tanë ta pranojnë zyrtarisht dhe publikisht atë propozim dhe të diskutojmë zbatimin e tij, kështu që ky është qëllimi i takimit tonë të hënën. Unë nuk do të diskutoja formalitetet, mendoj se është e rëndësishme që palët të pranojnë, siç thashë, që është edhe formale dhe publike të thuhet se e pranojnë atë plan dhe më pas të diskutohen të gjitha detajet e tjera, para së gjithash përmbushja e këtij plani”, tha ai.