UBT News

​Lajçak për takimet në Bruksel: Jemi afër të arrijmë marrëveshje për disa çështje

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur takimeve të fundit të dialogut që u mbajt të martën në Bruksel.

Ai ka thënë se pas 11 orëve bisedime të vështira dje, janë afër që të arrijnë marrëveshje për disa çështje.

“Pas 11 orëve bisedime të vështira dje, jemi afër të arrijmë marrëveshje për disa dokumente. Por, siç ndodh shpeshherë, hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon”, ka shkruar Lajçak në Twitter./UBTNews

Exit mobile version