UBT News

​Lajçak pas takimit me Kurtin: U pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, janë pajtuar që “të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”.

Lajçak deklaroi kështu pas takimit që pati të mërkurën mbrëma me Kurtin dhe Bislimin.

“U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe ZKM Besnik Bislimin për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajçak në Twitter. 

Exit mobile version