Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York, në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara është takuar edhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
I dërguari i BE-së në një postim në Twitter shkruan se me presidenten Osmani ka vazhduar diskutimin se si ta shtyjmë para procesin e dialogut në normalizimin e raporteve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete.
“Në New York takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, shkruan Lajçak.