UBT News

​Lajçak informon shtetet e BE-së për planet e tij për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka informuar të premten ambasadorët dhe delegatët e BE-së për vitin e parë të punës së tij, ndërkohë që iu ka shpjeguar edhe planet për javët edhe muajt pasues.

Ai ka shkruar në Twitter se është i inkurajuar me mbështetjen e fortë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

“Sot informova ambasadorët dhe delegatët e BE-së për vitin tim të parë në punë, si dhe ua shpjegova planet për javët dhe muajt pasues. Jam shumë i inkurajuar me mbështetjen e fortë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së”, ka shkruar ai.

Exit mobile version