Emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur i lumtur që Kosova ka pranuar në parim propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve.
Pas vizitës në Serbi, Lajçak ka thënë në Twitter se do të ketë një takim të nivelit të lartë.
“Udhëtova për në Prishtinë për të takuar kryeministrin @albinkurti dhe DPM @BislimiBesnik dhe për në Beograd që të bëjë të njëjtën gjë me @predsednikrs @avucic dhe @PetkovicPetar. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim Propozimin e BE-së. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.
Ndryshe, mbrëmë kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova do të pranojë propozimin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.