UBT News

​Lajçak deklarohet pas takimit me Vuçiqin në Beograd

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Beograd.

Pas takimit, Lajçak ka shkruar në Twitter se me Vuçiqin kanë biseduar për rrugën para në dialog.

“Sot në Beograd pata një diskutim me presidentin Aleksandar Vuçiq, për çështjet aktualisht në agjendë dhe për rrugën para në dialog, përfshirë takimin e radhës së nivelit më të lartë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Exit mobile version