Njësia e Inteligjencës Economist (EIU) ka renditur dhjetë vendet më të mira dhe dhjetë më të këqijat për të jetuar në botë në vitin 2022. Indeksi vlerësoi 172 qytete në pesë kategori: kulturë, kujdes shëndetësor, arsim, infrastrukturë dhe argëtim.
Qytetet evropiane dhe kanadeze dominojnë falë faktorëve të tillë si stabiliteti dhe infrastruktura e mirë.
Banorët e këtyre qyteteve kanë mundësi të shumta për kulturë dhe argëtim. Vit pas viti, qytetet në Austri dhe Zvicër renditen lart në listat e cilësisë së jetës falë një ekonomie social-kapitaliste të zhvilluar mirë.
Nuk ka asnjë qytet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye të listës dhe Atalanta renditet më e mira në vendin e 26-të.
Vjena u shpall vendi më i mirë për të jetuar. Vjena kryesoi listën për 2018 dhe 2019, por zbriti në vendin e 12-të në vitin 2021. Në përgjithësi, Vjena mori një rezultat prej 95.5/100. Vjena mori 95 pikë për stabilitetin, 83.3 për kujdesin shëndetësor, 98.6 për kulturën dhe mjedisin dhe 100 për arsimin dhe infrastrukturën.
Në vendin e dytë është kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhaga, i treti është Cyrihu, Zvicër, i katërti dhe i pesti janë qytetet kanadeze të Cagliarit dhe Vankuverit, i gjashti është Gjeneva, i shtati është Frankfurti, i teti Toronto, i nënti Amsterdami dhe vendi i dhjetë është i përbashkët – Osaka e Melburni.
Lista e dhjetë qyteteve më të këqija për të jetuar dominohet nga qytete nga Azia dhe Afrika.
Përveç Damaskut, i cili është më i keqi për të jetuar dhe Lagosi që vijon, lista e dhjetë qyteteve më të këqija për të jetuar përfshin gjithashtu Tripoli, Algjeri, Karaçi, Port Morsby, Daka, Harare, Duala dhe Teherani.