UBT News

​Kuvendi sot mban dy seanca

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca. Në seancën e parë, e cila është vazhdim i seancës plenare, do të trajtohen pikat e mbetura të rendit të ditës së mbetura nga seancat e kaluara.

Kjo mbledhje e deputetëve fillon nga ora 11:00 dhe ka këtë rend dite:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 20 prill, 29 qershor dhe 10 korrik 2023:

9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,

10. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 maj dhe 10 korrik 2023:

13. Votimi i rekomandimit lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22 qershor 2023:

4. Votimi i Projekt-Rezolutës nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.

IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8 dhe 15 qershor 2023:

22. Votimi për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

23. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

V. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 6, 7 prill dhe 7 qershor 2023:

4. Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa seanca e dytë nis nga ora 14:00.

Rendi i ditës:

1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-248 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti,

2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-239 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-114 për zyrtarët publikë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-128.

Exit mobile version