Debati parlamentar për politikën e jashtme do të mbahet sot. Seanca plenare ku në rend të ditës është debati për politikën e jashtme pritet të fillojë në ora 13:00. Debati është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kërkesa për debat erdhi për shkak të situatës së rënduar në të cilën gjendet politika e jashtme.
Kujtojmë që debati për politikë të jashtme ishte thirrur javë më parë por kjo nuk kishte arritur të mbahet për shkak të mungesës së kryeministrit, Albin Kurti, dhe ministres për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla.