UBT News

​Kuvendi shkarkon bordin e AKP-së

Me 65 vota për, dy kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkarkuar bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Deputetët fillimisht nuk miratuan raportin e punës së AKP-së për vitin 2020, derisa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca konstatoi shkarkimin e bordit të AKP-së.

“Konstatoj se me 65 vota për, dy vota kundër dhe asnjë abstenim kuvendi e shkarkoi bordin e AKP-së”, tha ai.

Pas shkarkimit të bordit të AKP-së, Qeveria e Kosovës duhet të propozojë emrat e bordit të ri.

Exit mobile version