Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare, me pikat e papërfunduara në seancën e javës së kaluar. Vazhdimi i seancës plenare është paralajmëruar për të hënën ora 10:00.
Në rend dite është votimi i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Ky Projektligj është shqyrtuar të enjten e javës së kaluar, por në mungesë të kuorumin nuk është votuar.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të votojnë sot Projektligjin për Mbështetjen e Punëve Publike.
Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji, javën e kaluar, opozita ka kritikuar qeverinë për hartimin e këtij projektligj, derisa mazhoranca ka kërkuar nga deputetët që miratohet dhe të ndodhë kompensimi për operatorët ekonomikë që të përshpejtojnë dinamikën e realizimit të punëve publike.