Kuvendi i Kosovës ka përfshirë në rend të ditës marrëveshjen e Kosovës me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për projektin Kompakt për energji, e cila u nënshkrua dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me propozim të kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, deputetët votuan mocionin për amendamentim të rendit të ditës dhe përfshirje të kësaj si pikë e pestë. Përkrahje të njëjtës i dhanë gjitha gupet parlamentare.
Vlera e kësaj marrëveshje ndërkombëtare është 236.7 milionë euro.