Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar raportin vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020.
Të zgjedhurit e popullit më 59 vota kundër dhe 11 vota nuk miratuan raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Mazhoranca paraqiti kritika për raportin derisa edhe votoi kundër të njëjtit, ndërsa partitë opozitare votuan pro.