Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare, ku pritet të vazhdohet debati parlamentar për grevat e përgjithshme në vend.
Mirëpo, paraprakisht, Kuvendi mbajti një minutë heshtje në nderim të 24 vjetorit të rënies së heronjve, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ata janë shembulli i përkryer se si jepet jeta për lirinë e atdheut.