Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë një rezolutë për adresimin e rritjes së çmimeve, propozim ky i partisë në pushtet.
Rezoluta u miratua më 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kuvendi ka votuar në lexim të dytë projektligjin për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe raportin vjetor për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.
Deputetët gjithashtu e kanë miratuar raportin vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar edhe raportin vjetor të KOST-it për vitin 2021.
Në këtë seancë u miratua edhe propozim-vendimi i qeverisë për hartimin e planit hapësinor të Kosovës dhe propozimin e qeverisë për hartimin e planit hapësinor për Parkun Kombëtar Sharri.
Kuvendi ka votuar edhe Maja Martinoviq për anëtare të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të akreditimit.