Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave. Miratimi është bërë më 69 vota të deputetëve, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se regjistrimi i popullsisë në Kosovë do të fillojë nga 1 shtatori deri më 16 tetor të vitit 2023.
“Të dhënat statistikore të regjistrimit mbi indikatorët kryesorë demografik dhe socio-ekomomik të venit do të kontribuojnë në planifikim më të mirë të politikave kombëtare dhe përmirësimin e sektorëve me rendësi jetike për qytetarët e vendit. Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011. Ligji për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, rregullon mënyrën e organizmit të procesit të regjistrimit, përcakton kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve që organizojnë, ndihmojnë dhe zbatojnë regjistrimin, dokumentimin, përpunimin, ruajtjen, publikimin e të dhënave dhe masat administrative. Ky ligj rregullon gjithashtu shtrirjen territoriale të regjistrimit të popullsisë, afatet kohore, mbajtjen dhe procesin në tërësi, obligimet e qytetarëve për pjesëmarrjen në regjistrim, sanksionet administrative dhe juridiksionin e institucioneve përgjegjëse”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se sipas këtij ligji data e regjistrimit dhe kohëzgjatja përcaktohet nga Qeveria e Kosovës.
“Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse me datë 30 shtator ka propozuar anëtarët e Komisionit Qendror të regjistrimit. Komisioni Qendror i Regjistrimit përbëhet nga kryesuesi, zëvendëskryesuesi dhe anëtarët në këtë përbërje si në vijim: Florim Isufi Zyra e kryeministrit kryesues, Ilir Berisha Agjencia e Statistikave të Kosovës zëvendës kryesues, Besart Grabanica Minsitria e Fincnave Puëns dhe Transfereve anëtar, Avni Kastrati menaxher i regjistrimit të popullsisë anëtar, Enver Makolli Ministria e Arsimit anëtar, Ramadan Mramori Ministria e Punëve të Jashtme anëtar, Devlina Hana Ministria e Bujqësisë anëtare, Mërgim Neziri Ministria Administratës dhe Pushtetit Lokal anëtar”, ka thënë Kurti.
Anëtarë të tjerë në këtë komision janë votuar Kushtrim Krasniqi nga Ministria e Punëve të Brendshme, Riza Murseli nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Justina Shiroka Pula nga Akadmeia e Shkencave, Dea Pallaska nga organizata ndërkombëtare në Kosovë, Besart Krasniqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, Edi Gusia nga Agjencia për Barazi Gjinore, Agim Ferati nga Këshilli konsultativ për komunitete dhe Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Me t’u votuar ky komision, është ndërprerë seanca e Kuvendit.