Kuvendi i Kosovës ka miratuar një sërë projektligjesh. Në seancën e sotme plenare, të zgjedhurit e popullit janë treguar efikas duke miratuar 23 projektligje. Disa prej tyre ishin në lexim të dytë dhe të tjerat në parim.
Mes tjerash të zgjedhurit e popullit, miratuan në lexim të parë Projektligjin për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit, Projektligjin për peshkatari dhe akuakulturë, Projektligjin për farërat, Projektligjin për bujqësi organike dhe atë për mbrojtjen e bimëve.
Kuvendi po vazhdon punimet me pikat e tjera të rendit të ditës.