Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së, i cili do të drejtohet nga deputeti i LDK-së, Armend Muja,
Në këtë Komision, LVV do t’i ketë pesë përfaqësues për këtë Komision, Armend Muja, nënkryetar, anëtare Doarsa Kica, Saranda Bogujevci, Ardian Gola dhe Fitim Uka. Po ashtu dy anëtarë të Komisionit do të jenë nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe Blerta Deliu,
Ndërsa, LDK do ta udhëheq këtë Komision, me në krye Armend Zemaj. Nga AAK do të jetë Albana Bytyqi.
Më ketë votim, kuvendi ka mbyllur punimet e seancës sotme ku pati përplasje të shumta në mes të deputetëve nga pozita dhe opozita.