Kuvendi i Kosovës me 68 vota për ka miratuar rezolutën e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lidhur me pagat në sektorin publik.
Në seancën e sotme, legjislativi miratoi edhe në lexim të dytë Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, si dhe Projektligjin për tregti me jashtë.
Dritë të gjelbër në parim iu dha edhe Projektligjit për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore dhe projektligjit për regjistrimin e bujqësisë.