UBT News

​Kuvendi miratoi Projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Pro këtij projektligji votuan 86 deputetë, derisa nuk pati asnjë votë kundër dhe vetëm një abstenim.

E për këtë projektligj i cili sjell disa risi për mënyrën e votimit për mërgatën por edhe votën preferenciale e ndryshime të tjera, shprehën konsensus të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës.

Exit mobile version