UBT News

​Kuvendi me rezolutë dënon agresionin rus në Ukrainë

Kuvendi i Kosovës me 94 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka votuar rezolutën e cila e dënon agresionin ushtarak dhe invazionin e federatës ruse mbi Ukrainën dhe popullin e saj.

Të gjitha grupet parlamentare, përveç Listës Serbe që nuk mori pjesë në këtë seancë, e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë. Lista Serbe fillimisht mori pjesë në seancë, por pankartat në mbështetje të Ukrainës, të vendosura para ulëseve të tyre, i kthyen përmbys. Kurse kur erdhi koha për ta miratuar rezolutën, ata lëshuan sallën.

Exit mobile version