UBT News

​Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten e 15 qershorit. Deputetët do të shqyrtojnë në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për minierat dhe mineralet.

Ndërsa më pas seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e pikave nga seancat e papërfunduara.

Njoftimi për seancën e së enjtes është bërë nga Kuvendi i Kosovës, pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë, e cila nuk u mbajt në mungesë kuorumi.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot në orën 13:00, nuk u mbajt në mungesë të kuorumit. Megjithatë, në bazë të vendimit të seancës së kaluar, Kuvendi do të mblidhet në seancë të re plenare të enjten, më 15 qershor 2023 në orën 11:00”, ka njoftuar Kuvendi në Facebook.

Exit mobile version