UBT News

​Kuvendi mblidhet sot

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në seancë për pikat e papërfunduara nga seanca plenare e datës 5 maj.

Seanca do të vazhdojë nga ora 11:00, ndërsa sipas rendit të ditës do të shqyrtohen tri projektligje dhe do të ketë debat parlamentar për punën e Qeverisë.

Rendi i ditës:

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5 maj 2022:


4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

Exit mobile version