Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se këtë javë do të mbahen dy seanca, e para më 22 shkurt, e cila do të trajtojë pikat e papërfunduara nga seancat plenare ku janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare qe nuk janë miratuar si pasojë e mungesës së kuorumit.
Ndërsa seanca e re, ka shtuar ajo, do të jetë më 23 shkurt ku përveç pikave të rregullta do të shqyrtohen edhe tri marrëveshje ndërkombëtare, ato nga procesi i Berlinit qe javë më parë janë miratuar në Qeveri.