Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se më 21 korrik do të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës.
Sipas saj, kjo seancë do të nis me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara pastaj do të nis seanca plenare me disa pika të rendit të ditës përfshirë edhe debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.
Kusari-Lila tha se në rend dite do të jetë edhe mocioni përmbajtësor i propozuar nga LVV për rezolutën për masat qe do t’i ndërmarrë Qeveria për ballafaqim me rritjen e çmimeve.