UBT News

​Kuvendi edhe sot me seancë plenare

Edhe sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare. Në vazhdimin e kësaj seance plenare në rend dite do të jenë pikat e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme e mbajtur më 24 dhe 26 janar 2022, seancë kjo që kishte të bënte me paralajmërimet për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.

Sot pritet të hidhet në votim propozim-rezoluta nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike

Rendi i ditës:

I. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 24 dhe 26 janar 2022:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 9 shkurt 2022:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me Vendimin e ZRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare më 22, 23 dhe 24 shkurt 2022:

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-111 për Arkivat Shtetërore,

10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,

11. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,

14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,

15. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit,

19. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,

21. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore,

22. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate,

23. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim,

24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,

25. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor,

26. Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,

27. Propozimet e GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin parlamentar dhe plotësimin e anëtarit në Komisionin Ad-hoc.

IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare më 24 dhe 25 shkurt 2022:

5. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi,

8. Shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 08/L-124,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,

10. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

V. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare më 7 mars 2022:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri.

Vendi: Kuvendi i Kosovës

Koha: 10:00

Exit mobile version