UBT News

​Kurti viziton një shkollë në Prishtinë për Ditën Botërore të Sindromës Down

Në Ditën Botërore të Sindromës Down, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Xhamil Mustafa” në kryeqytet.

Bashkë me Kurtin ishte edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT), Arbërie Nagavci.

Në orën e parë mësimore është mbajtur mësim rreth sindromës down.

Gjatë ditës në kryeqytet janë mbajtur disa aktivitet për nder të kësaj dite.

Madje në sheshin “Zahir Pajaziti” u vendosen tri tezga me produkte të punuara nga fëmijët me sindromën down.

Po ashtu nën moton “Ec me këpucët e mia” u marshua nga Kuvendi i Kosovës për tek sheshi “Zahir Pajaziti”, e që pjesë mori edhe e para e shtetit, Vjosa Osmani.

Exit mobile version