Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po ka interes për incidente pas vendimit për reciprocitetin me targa.
Në mbledhjen e qeverisë, kreu qeveritar i bëri thirrje protestuese të largohen pasi po bllokojnë vetveten, derisa e quajti të drejtë dhe që garanton lirinë e lëvizjes vendimin për reciprocitet me targat.
“Vendimi është i drejtë dhe garanton lirinë e lëvizjes. Pengesat janë duke u bërë me disa kamion që janë pronë komunale ftoj kryetarët të tërheqin kamionët dhe ftoj qytetarët serb të largohen nga rruga. Nuk ka interes nga ne për incidente, as nga Serbia, por vetëm nga një person, presidenti i Serbisë, Vuçiq”, tha ai.
Autoritetet në Kosovë më 20 shtator nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.