UBT News

​Kurti: Vetë i vunë barrikadat, vetë po i heqin ato

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përmbyllje të vitit 2022 organizoi pritjen e fundvitit me gazetarë.

Ai i falënderoi gazetarët për raportimet publike dhe për hulumtimet profesionale, kritikat, vërejtjet dhe për sugjerimet që i kanë bërë.

“Viti 2022 ishte vit i krizave të shumëfishta por në Republikën e Kosovës njëkohësisht ishte vit i rritjes së ekonomisë, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë si dhe i imazhit të Kosovës jashtë në botë. Tash viti 2023 duhet të jetë vit i vetingut për drejtësi dhe i zhvillimit edhe më të madh në ekonomi”, theksoi kryeministri Kurti.

Në veçanti përshëndeti gazetarët, të cilët sot janë në veri të Ibrit duke raportuar prej andej.

“Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vetë i vunë barrikadat, vetë i hoqën ato. Me fjalë të tjera krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan vetë”, tha kryeministri Kurti.

Exit mobile version