UBT News

​Kurti udhëton për në Estoni

FILE PHOTO: Kosovo's Prime Minister Albin Kurti poses for a picture during an interview with Reuters at his office in Pristina, Kosovo August 10, 2022. REUTERS/Fedja Grulovic

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë udhëtuar për në Tallinn të Estonisë.

Ata po marrin pjesë në Samitin Global të 8-të të Open Government Partnership që këtë vit organizohet nga Qeveria e Estonisë. 

Me këtë rast, në ceremoninë hapëse të Samitit, kryeministri i është drejtuar  asamblesë së OGP-së, pas anëtarësimit së fundmi të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, gjatë ditës, Kurti, po ashtu do të zhvillojë një takim dypalësh me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, krahas takimeve tjera.

Exit mobile version