Nëj ditë pas publikimit të vendimit kushtetues që vendi të shkojë në zgjedhje, ka reaguar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kurti shkruan në Facebook se pas shtatë muajve u vërtetua ajo që dihej që nga fillimi, duke thënë edhe se “Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese”.
Më tej shkroi se këto zgjedhje janë referendum, dhe sipas tij, më 14 shkurt politika e keqe do të dalë para gjyqit popullor.
“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese. Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor. Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës. Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë”, ka shkruar Kurti.
Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme,…
Posted by Albin Kurti on Thursday, January 7, 2021