Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve serbë që t’i konvertojnë targat e tyre në RKS.
Derisa kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundimin e afatit të caktuar nga Qeveria për konvertimin e targave nga qytetarët serbë, Kurti kërkoi që targat e stërvjetëruara t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës.
Ai po ashtu foli edhe për takimin e sotëm që do ta ketë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
“Ne sot kemi takim me Ursula von der Leyen kemi aktivitetet tona ditore dhe ftoj të gjithë qytetarët serb të cilët i kanë targat e stërvjetëruara t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës”, tha Kurti.
Këto komente, Kurti i bëri pas vënies së gurthemelit të çerdhes në afërsi të shkollës së Gjelbër në Prishtinë.