UBT News

​Kurti tregon si do të bashkëpunojë qeveria e re me opozitën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke folur për sjelljen e qeverisë së re karshi opozitës në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe frymën më të shtruar të bashkëpunimit për çështje që janë në interes të zhvillimit, sigurisë dhe progresit tonë si shoqëri dhe si shtet.

Kurti këto komente i ka bërë gjatë takimit me ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel, ku ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të jetë i përgatitur mirë dhe parimor.

Christine Butel e uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje dhe shprehu dëshirën e saj që numërimi i votave dhe certifikimi i rezultatit zgjedhor të bëhet pa ndonjë vonesë në mënyrë që t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja.

Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe duke ndarë bindjen që qeveria e re do të konsolidohet shumë shpejtë, e njoftoi atë edhe me disa prej prioriteteve të saj që lidhen me shtetndërtimin demokratik dhe zhvillimin socio-ekonomik në vend.

Sipas një njoftimi të VV-së, të dy u dakorduan që me formimin e institucioneve të reja t’i thellojnë e zhvillojnë tutje marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve tona.

Exit mobile version