UBT News

​Kurti: Të arriturat ekonomike janë të pakontestuara

Sa i përket trendeve ekonomike, kryeministri Albin Kurti theksoi se të arriturat janë të pakontestuara, derisa ka folur edhe për dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë.

“Nuk e kam shkarkuar ministrin e Shëndetësisë, ai ka dhënë dorëheqje. Nuk ekziston asnjë projekt që ministri Latfi ka nisur e ne po e ndalim. Doktor Latifi ka vlerë të madhe”, tha ai.

Këto deklarata Kurti i bëri gjatë vizitës në komunën e Gjilanit. Pas takimit me kryetarin e komunës së Gjilanit, Kurti foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ka një iniciativë franko-gjermane, e cila e fuqizon Lajçak. Më shumë ka ide që qarkullojnë. Por kam zotim të plotë për transparencë të proceseve”, tha ai.

Sa i përket mjeteve të pashpenzuara buxhetore, Kurti ka mohuar se po i ruajnë mjetet për import të energjisë.

“Nuk është e vërtet që ne po ruajmë para për import të energjisë, por po tregojmë që po qeverisim mirë”, tha ai.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se edhe 40 për qind e punimeve në autostradën e Gjilanit pritet të përfundojnë në shtator të vitit 2023.

Exit mobile version