Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se digjitalizimi është prioritet kryesor i tij. Në samitin digjital dyditor “Prishtina 2022”, Kurti theksoi rëndësinë edhe të sigurisë kibernetike, pasi tha se sulmet e tilla rrezikojnë edhe sigurinë kombëtare.
“Digjitalizimi është një prioritet i parë i qeverisë sonë. Jemi duke punuar për shërbimet elektorinike që munden të japin një prodhim të mirë dhe llogaridhënës të qeverisë. Pastaj përmirësimi i shërbimeve dhe avancimi i biznëseve në Kosovë. Ne do të lehtësojmë këtë duke fuqizuar administratën publike dhe përmirësuar sistemin edukativ”, tha ai.
Për këtë arsye, kreu qeveritar tha se duhet angazhim në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike. Ai se duhet rishikuar sistemet digjitale dhe si të mbrohen ato.
“Kemi shumë fusha për t’i përmirësuar këto gjëra, pasi ne duhet të jemi më digjital, por do të jemi gjithmonë më të cenuar nga sulmet kibernetike. Pra jo vetëm që do të ndalojnë këtë, por do të kenë një efekt më të rëndë në sigurinë kombëtare. Për këtë, këto nuk janë vetëm disa kërcënime të përditshme. Siç e dini para disa dite kemi pasur sulme kibernetike, duke ju qasur kësaj ne kemi marrë masa operacionale të nivelit të lartë të sigurisë”, tha ai.
Pjesë e këtij samiti ishte dhe zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, e cila tha se digjitalizimi tashmë është domosdoshmëri. Ajo shpalosi edhe sfidat që i kishte Shqipëria nga sulmet kibernetike.
“Digjtalizimi nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri. Kjo ngrit nivelet në gjitha aspektet dhe sektorët. Për këtë arsye duhet të jemi në hap me zhvillimet e reja dhe si qeveri t’i akomodojmë gjitha këto. Sulmet kibernetike në një sulm të organizuar në mënyrë profesionale nga një shtet tjetër, mirëpo reagimi jonë dhe i aleatëve tanë ka qenë i shpejtë për mbrojtjen ndaj këtyre sulmeve kibernetike”, tha ai.
Përmes një videolidhjeje u kyç edhe komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. Ai tha se po përgatisin një program për sigurinë kibernetike, për t’u mbrojtur siç tha nga sulmet kibernetike.
“Sa i përket mandatit tim, digjitalizimi është prioritet dhe për këtë arsye kemi vendosur si investim në Ballkanin Perëndimor për samitin digjital. Ne duhet të ndihmojmë Ballkanin që të funksionojë në një formë njësore… Sa i përket sulmeve kibernetike që kanë ndodhur në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë, Bashkimi Evropian e ka parasysh këtë dhe e dinë mirë se sa duhet të jetë qëndrueshmëria dhe është rreziku i këtyre sulmeve kibernetike, sidomos në fushën gjeopolitike ku Ballkani Perëndimor është. Prandaj në vitin 2022 kemi një strategji për ruajtjen nga sulmet kibernetike, për këtë jemi duke ndërtuar një program për sigurinë kibernetike që do të fillojë vitin e ardhshëm”, tha ai.
Ndërkohë, sekretari i shtetit në Ministrinë Federale për Digjital dhe Transport në Gjermani, Stefan Shnorr, tha se ky samit është një tregim suksesi.
“Samiti është një tregim suksesi për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor, sidomos në digjitalizimin. Ai është një element kyç për zhvillimin tonë…Të gjitha sfidat e kohës tonë, politikave digjitale dhe ekonomisë digjitale vetëm janë duke u rritur për nga mundësia”, tha ai.