Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot (e mërkurë) do të flasë para qytetarëve të Mitrovicës për buxhetin e vitit 2023.
Kurti në këtë takim me qytetarë do të jetë bashkë me ministrin e Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Takimi pritet të fillojë nga ora 17:00.