UBT News

​Kurti shtrëngon duart me Zelenskyn

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një video të shkurtër ku shihet tek shtrëngon duart me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kurti po qëndron në Greqi me ftesë të homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Ai mbrëmë mori pjesë edhe në darkën informale të shtruar për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë që takimi është zhvilluar pa prezencën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili u raportua se nuk ishte ftuar fare në këtë darkë.

Exit mobile version