Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke shprehur ngushëllime për viktimat që kanë humbur jetën nga COVID-19, ka thënë se tri javët e fundit kanë qenë më të rëndat për popullin e Kosovës dhe më të vështirët për institucionet e vendit.
“Shpreh ngushëllime familjareve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga COVID-19. Këto tri javët e fundit janë më të rënda për popullin e Kosovës dhe më të vështira për institucioneve e vendit. I shpreh mirënjohje për secilin staf shëndetësor për angazhimin”, tha ai.
Para mbledhjes së sotme qeveritare, kreu qeveritar i bëri thirrje gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.