UBT News

​Kurti pritet sot nga Macron në Pallatin Elysee

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elysee në Paris nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane. Gjithashtu, kryeministri Kurti do të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takim, presidenti Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër.

Exit mobile version