UBT News

​Kurti për viktimat në Srebrenicë: E vërteta e tyre nuk nderohet por mohohet nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka përkujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë ku forcat serbe kishin vrarë mbi tetë mijë njerëz të pafajshëm.

Kurti ka thënë se e vërteta e tyre përveç që nuk nderohet, vazhdon të mohohet nga Serbia.

“Dita e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës mban në vetvete shumë tragjedi të patregueshme – një ditë kur kujtojmë vrasjen e 8 mijë e 372 njerëzve të pafajshëm dhe krimet e panumërta të përdhunimeve dhe torturave. Është gjithashtu një kujtesë se e vërteta e tyre nuk nderohet por mohohet nga Serbia, një krim çnjerëzor në vetvete”, ka thënë Kurti.

Në korrik të vitit 1995 ushtria e serbëve në Bosnje, në krye me Ratko Mlladiq, kanë vrarë mbi 8 mijë burra e djem.

Udhëheqësit shtetëror në Serbi, si dhe ata të Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë vazhdojnë të mos e pranojnë se ka ndodhur gjenocid, edhe pse gjykata për krime të luftës në ish-Jugosllavi këto vrasje i ka cilësuar si gjenocid.

Exit mobile version