UBT News

​Kurti për masakrën në Mejë: Pengjet mbi shpirtrat nuk do të lejojnë kurrë të lulëzojë paqja

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar sot 23-vjetorin e masakrës serbe në Mejë të Gjakovës. Ai ka thënë se rikthimi i të pagjeturve të mbetur do të jetë një akt gjithnjë e më i vështirë, andaj kjo çështje ka marrë prioritet në kuadrin e marrëdhënieve dhe bisedimeve me Serbinë.

“Sot është dita e përkujtimit të masakrës së Mejës, në të cilën u vranë 376 civilë. Ata u rrethuan që të shfaroseshin, si shqiptarë që ishin në tokën e tyre ku jetonin. Duke e nxjerrë në dritë krimin ndaj popullit tonë, ne mund të shtyjmë ndërgjegjen ndërkombëtare të kërkojë pastrimin e ndërgjegjes dhe trupit të shteteve agresorë dhe gjenocidalë. Trupi i territorit të Serbisë ishte dhe ende është përplot me trupa të pajetë të njerëzve tanë, të rrëmbyer e të vrarë, të vrarë e të rrëmbyer. Shumë janë zbuluar e nxjerrë prej atje. Dhe kështu duhet të vijohet”, ka shkruar ai mes tjerash.

Exit mobile version