UBT News

​Kurti për Adem Demaçin: Ishte veprimtari më unik që kemi pasur

Në shënimin e ditëlindjes së 85-të të Adem Demaçit, këshilli organizues i “Pranverës shqiptare 1981”, ka organizuar tryezë për të diskutuar për veprimtarinë e tij. Aty u tha se Demaçi ishte frymëzim për të gjithë dhe simbol i rezistencës shqiptare.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i cila tha se Demaçi është veprimtari më unik që ka pasur kombi shqiptar.

“Të gjithë e kemi njohur si të pathyeshëm dhe pa lodhshëm. Ai kurrë nuk është stepur prej frikës, e as lodhur prej padrejtësisë. Ai ishte një vetëmohim me paramendim. Është veprimtari më unik që kemi pasur dhe më autentik që mundesh ta imagjinosh”, tha ai.

Në këtë tryezë i pranishëm ishte edhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë Veriore, Ali Ahmeti, i cili tha se Demaçi ishte frymëzim i gjallë për të gjithë.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës të Burgosurve Politik, Hydajet Hyseni, derisa thuri lavde për Demaçin u shpreh kritik edhe karshi institucioneve dhe njerëzve që sipas tij dëshirojnë ta heshtin emrin e Adem Demaçit.

Exit mobile version