UBT News

​Kurti pas takimit me Lajçak: Kosova e angazhuar për dialog që rezulton me njohjen reciproke

Pas takimit dy orësh me Lajçak, Plotner dhe Bonne, Zyra e Kryeministrit në një komunikatë për media ka thënë se Kosova ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

Në komunikatë thuhet se gjatë takimit u theksua se Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.

Bëhet e ditur se gjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Ai falënderoi z. Lajčák, si dhe këshilltarët z. Plötner dhe z. Bonne, për angazhimin e tyre për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Takimi vije pas propozimit në letrën e përbashkët të kancelarit Scholz dhe presidentit Macron, drejtuar kryeministrit Kurti, që këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Lajçak, në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi i dialogut të lëvizë përpara shpejt.

Exit mobile version