UBT News

​Kurti pas takimit me ambasadorët: Do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Ka përfunduar takimi ndërmjet ambasadorëve të shteteve të QUINT-it dhe krerëve të shtetit, lidhur me kërkesën për mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Diplomatët ndërkombëtarë nuk u deklaruan para mediave, pavarësisht pyetjeve të gazetarëve. Ndërsa kryeministri Albin Kurti u shpreh se do të dalin me deklaratë të përbashkët për media për këtë takim.

Gjithashtu, Kurti u shpreh se do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për nesër në ora 14:00. 

Exit mobile version