UBT News

​Kurti nuk deklarohet për aksionin në MINT

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk është deklaruar për aksionin që është zhvilluar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe tregtisë, ku janë arrestuar dy zyrtarë nën dyshimin për keqpërdorim me rezervat shtetërore.

Pasi ka marrë pjesë në një ngjarje për masat për efiçiencë të energjisë, Kurti u ka thënë gazetarëve se për çështje të tjera do të deklarohet gjatë ditës.

Drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica, janë arrestuar gjatë një aksioni në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe Ridvan Muharremin në restorantin e tij “Bukë e Zemër”, pas bastisjes që ka filluar në mëngjes.

Exit mobile version